Aktualitet

GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg/ Kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati! Sipas SPAK-ut i kanë mbetur edhe 6 muaj burg

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastrës ekzekutuan sot urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e të shpallurit në kërkim E. S., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

17 Maj 2025, 15:47 Nga M.L

GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg/ Kapet në arrati

GJIROKASTËR- Është kapur në arrati lazaratasi i dënuar për grup të strukturuar kriminal dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastrës ekzekutuan sot urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e të shpallurit në kërkim E. S., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

I riu ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se lokalizoi dhe kapi të kërkuarin, i cili do vuajë edhe 6 muajt e izolimit të mbetura për dy akuza, "mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "grupi i strukturuar kriminal".

Burime zyrtare bënë me dije se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 vjet burgim, nga të cilat 32-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer edhe 6 muaj burgim.

 

lazarat

Sondazh

Poll