Aktualitet

"55,519 vota janë cilësuar të pavlefshme", Celibashi: Nga gjithë procesi kanë rezultuar të parregullta 9 kuti

Ai bëri me dije se procesi i numërimit të votave jashtë vendit është drejt përfundimit për disa qarqe, përfshirë Kukësin dhe Tiranën, dhe do të vijojë me vlerësimin e votave për kandidatët e listave të hapura.

17 Maj 2025, 14:33 Nga r.ll
"55,519 vota janë cilësuar të pavlefshme", Celibashi:
ilirjan celibashi

TIRANË-  Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave të diasporës

Celibashi tha se numri i votave të vlefshme dhe atyre të pavlefshme përputhet plotësisht me numrin e fletëve të votimit të gjetura në kuti. Më tej u shpreh se 9 kuti janë vlerësuar të parregullta, 7 prej të cilave në momentin e dorëzimit nga KQV në KZAZ, ndërsa 2 të tjera janë konstatuar më pas.

Gjithashtu bëri me dije se procesi i numërimit të votave jashtë vendit është drejt përfundimit për disa qarqe, përfshirë Kukësin dhe Tiranën, dhe do të vijojë me vlerësimin e votave për kandidatët e listave të hapura.

"1,406,833 janë vota të vlefshme dhe 55,519 janë të pavlefshme. Nëse mbledhim numrin e votave të vlefshme me numrin e votave të pavlefshme, atëherë përputhet 100% me numrin e fletëve të votimit të gjetura në kuti dhe këtu nuk kemi kontradiktë.

Në lidhje me kutitë, janë vetëm 9 kuti që kanë rezultuar të parregullta nga procesi i votimit. 7 prej tyre janë shpallur të parregullta që në momentin e dorëzimit të kutive nga KQV në KZAZ, ndërsa 2 janë konsideruar të tilla nga KZAZ pas marrjes së kutive në dorëzim, ka rezultuar kështu.

Kjo është panorama sa i përket numërimit të fletëve brenda vendit. Sa i përket numërimit të fletëve jashtë vendit, ka nisur procesi edhe për numërimin për deputetë në qarkun Kukës. Është drejt përfundimit në këto momente që flasim edhe për qarkun e Tiranës, dhe do të nisin menjëherë me vlerësimin e votave për kandidatët e listës së hapur", tha Celibashi. 

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll