Aktualitet

Prezantohej si 'miku i fëmijëve' dhe mashtronte familjarët duke i marrë shuma deri në 1000 euro, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Mësohet se i arrestuari me inicialet S.L, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit. 

17 Maj 2025, 14:32 Nga M.L
Prezantohej si 'miku i fëmijëve' dhe mashtronte
Policia

TIRANA- Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit ditën e sotme pasi akuzohet për mashtrim. Mësohet se i arrestuari me inicialet S.L, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit. 

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The friend”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll