Aktualitet

Zjarr në varrezë makinash në Shkodër, digjen tre automjete dhe një zyrë pune

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilët kanë vënë nën kontroll flakët

17 Maj 2025, 11:19 Nga r.ll
Zjarr në varrezë makinash në Shkodër, digjen tre automjete
foto ilustruese

SHKODËR- Një zjarr raportohet se ka përfshirë një varrezë makinash gjatë orëve të mëngjesit në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Sipas raportimeve si pasojë e flakëve janë djegur tre automjete dhe një zyrë pune në pronësi të shtetasit me inicialet L. P., 32 vjeç. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilët kanë vënë nën kontroll flakët. Policia po ashtu po heton shkaqet e rënies së zjarrit. 

zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll