Aktualitet

KQZ dhe Kolegji Zgjedhor vendosën numërimin e tyre, nis hapja e zarfeve me votat e ardhura nga shqiptarët e Greqisë

Këto vota u lanë mënjanë prej 5 ditësh pasi u kontestuan nga PD dhe KQZ pranoi fillimisht kërkesën e tyre për t'i trajtuar veçmas.

17 Maj 2025, 09:03 Nga r.ll
KQZ dhe Kolegji Zgjedhor vendosën numërimin e tyre, nis hapja e
foto ilustruese

TIRANË- Ka nisur hapja e zarfeve me votat e ardhura nga Greqia. KQZ dhe Kolegji Zgjedhor vendosën që 50 mijë votat do të numërohen rregullisht ashtu si votat e tjera të ardhura nga diaspora. 

Këto vota u lanë mënjanë prej 5 ditësh pasi u kontestuan nga PD dhe KQZ pranoi fillimisht kërkesën e tyre për t'i trajtuar veçmas. Më pas KAS rrëzoi këtë vendim dhe kërkoi që procesi i numërimit të tyre të zhvillohet normalisht. 

Edhe Kolegji Zgjedhor një ditë më parë, rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Administratës Shtetërore (KAS).

Aktualisht Partia Socialiste kryeson edhe në votat e shqiptarëve jashtë vendit, ashtu si në votat e atyre brenda vendit. Në rang kombëtar PS siguroi 83 mandate, ndërsa PD-ASHM vetëm 50 mandate. 3 mandate ka siguruar Partia Socialdemokra, 2 ka siguruar Partia Mundësia. Nga 1 mandat kanë marrë Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë. 

votat e greqise

Sondazh

Poll