Aktualitet

Përplasja e çiftit për vajzën/ Babai udhëton nga Kosova drejtë Shqipërisë për ta takuar

Rreth 9 vite më parë Dardani përmes një miku të familjes njihet me një vajzë nga Shqipëria e cila jetonte vetëm 30 km larg tij, në fshatin Morinë të Kukësit.

16 Maj 2025, 22:28 Nga E. D
Përplasja e çiftit për vajzën/ Babai udhëton nga
foto ilustruese

KUKËS- Ky Zotëri është Dardan Krasniqi, një 34 vjeçar nga Prizreni. Prej gati 1 viti ai nuk ka asnjë komunikim me vajzën e tij 6 vjeçe. Ndërsa personat që patë në nisje, janë familjarët e ish bashkëshortes sëtij.

Por si ka nisur e gjitha kjo?

Rreth 9 vite më parë Dardani përmes një miku të familjes njihet me një vajzë nga Shqipëria e cila jetonte vetëm 30 km larg tij, në fshatin Morinë të Kukësit.

Takimi I parë midis Dardanit dhe Erionës shkoi mirë, ndaj dhe dy të rinjtë ranë dakord për të vazhduar këtë njohje që më pas u finalizua në martesë.

Vitet kaluan, dhe Eriona vazhdonte bashkëjetesen me burrin dhe familjen e tij. Dukej se çdo gjë po shkonte mirë deri para 1 viti, ku zonja vendos të largohet nga shtëpia.

Një largim që u shoqërua me akuza nga ana e burrit.

Dardani thotë se zonja ka ikur nga shtëpia pas sherrit për vjedhjen e parave në banesë, por një version të kundërt tregon babai I tij.

Por kjo ikje e beftë e gruas, u shoqërua me dhimbje për Dardanin dhe familjarët e tij,

Sepse me vete ajo mori edhe vajzën, atëherë 5 vjeçare.

Menjeherë pas ndarjes së çiftit, e gjithë familja e Dardanit ka tentuar të komunikojë me nusen dhe mbesën por më kot.

Duket e pakuptueshme kjo ndarje e beftë dhe refuzimi i Erionës për të komunikuar me ish-burrin dhe çdo të afërm të tij. Dhe këtu na duhet të sqarojmë diçka, që gjithsesi nuk mund të ndikojë në marëdhënien e një babai me vajzën që kërkon ta takojë prej një viti.

Ky I ri prej vitesh është I pajisur me kartelë të ndihmës ësociale të kategorisë së parë pasi vuan nga epilepsia dhe sëmundje të tjera të zemrës, ndaj dhe shteti Kosovar e ka pajisur me pension mujor. Kjo situatë ka bërë që Dardani të ketë një sërë komplikacionesh në shëndetin e tij.

Por siç thamë kjo paaftësi, nuk mund të jetë shkak për ta ndaluar xx vjeçarin të kontaktojë të voglen e tij.

Ndaj sëbashku me të, nisemi drejt shtepisë ku po banon aktualisht ish gruaja me vajzën, në Morinë tek prinderit e saj.

Sapo afrohemi tek dera e shtëpisë, me Dardanin përballet ish vjehhra, e cila reagon menjëherë keq ndaj tij.

Gjatë diskutimit me vjehrrën, afrohet edhe Eriona e cila në distancë dëgjon biseden mes ish burrit dhe nënës së saj, dhe më pas ndërhyn.

Teksa Eriona ka qënë duke u larguar nga banesa e burrit, një vit më parë, sëbashku me babanë e saj ka qënë edhe njëri nga vëllezërit I cili është dëshmitar I asaj që ka ndodhur.

Pra, Dardani sapo na konfirmoi që paska pasur dhe palë të treta të pranishëm në këtë debat familjar.

Gjë që më përpara nuk na e kishte thënë asnjëherë.

Sipas Erionës, gjërat nuk janë siç thonë Dardani me babain e tij. Shkaku paskan qenë 5 euro të humbura për të cilat kanë akuzuar nusen.

Eriona duket e qartë, duke dhënë detaje për çfarë ka ndodhur, ndërkohë që ish-burri mohon ato që dëgjon.

Në këtë situatë akuzash të ndërsjellta nuk mungojnë as ndërhyrjet nga I vëllai I Erjonës.

:Ndërsa përpiqemi të kuptojmë të vërtetën nga të dy palët, situata nis të tensionohet kur Babai I Erjonës sheh që në oborrin e shtëpisë ndodhet ish dhëndri I tij.. Për fat të mirë gjithçka mbyllet pa dëme, e ndërsa përpiqemi të bëjmë babain të arsyetojë, ai na fton në shtëpi për të na sqaruar situatën..

Ana tjetër e medaljes e treguar nga Erjona është krejtësisht e ndryshme nga historia që dëgjuam në fillim nga Dardani i cili vazhdon të mohojë gjithçka.

E gjithë situate është e tillë për shkak të vajzës 6 vjeçare që Dardani nuk takon prej 1 viti. Ndaj pas komunikimeve me Erjonën kjo e fundit na premton që do ta lejojë ish burrin të takojë vajzën e tyre.PIRANJAT

dardan krasniqi

Sondazh

Poll