Aktualitet

Aksident i dyfishtë në aksin Laç-Patok, raportohet për një të plagosur

Si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

16 Maj 2025, 20:00 Nga E. D
Aksident i dyfishtë në aksin Laç-Patok, raportohet për
foto ilustruese

LAÇ- Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin Laç–Patok. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Njoftimi i Policisë:

Kurbin /Informacion paraprak. Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete. Si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Me shtetasin E. K. po kryhen veprimet procedurale përkatëse. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll