Aktualitet

Aksidenti në aksin Fterrë-Borsh/ Drejtuesi i “Toyota” ishte polici që humbi jetën, dy të plagosurit e tjerë jashtë rrezikut për jetën (EMRI)

Një automjet doli nga rruga ku si pasojë u plagosën edhe dy të tjerë.

16 Maj 2025, 15:54 Nga N.F
Aksidenti në aksin Fterrë-Borsh/ Drejtuesi i “Toyota”
Aksidenti

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin rrugor të regjistruar ditën e djeshme në aksin Fterrë-Borsh të Sarandës, ku humbi jetën polici, Eduart Maçi. Një automjet doli nga rruga ku si pasojë u plagosën edhe dy të tjerë.

Policia bën me dije se drejtues i automjetit ishte vetë Eduart Maçi, që është dhe viktima e aksidentit. Fatmirësisht 2 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë referuan materialet në Prokurori, pasi nga veprimet hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur një ditë më parë, në aksin rrugor “Fterrë-Borsh”, rezultoi se drejtuesi i automjetit tip “Toyota”, që doli nga rruga, ka qenë shtetasi E. M., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili humbi jetën në vendngjarje. 2 pasagjerët, shtetasit R. Xh., 59 vjeç, banues në Sarandë dhe V. Th., 76 vjeç, banues në Lukovë, janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë.

aksidenti në aksin fterrë-borsh

Sondazh

Poll