Aktualitet

Rrëshqitje gurësh nga reshjet e shiut në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Raportohet se problematika janë hasur edhe te Rruga e Arbrit, konkretisht segmenti Tre Çezmat-Shupenzë.

16 Maj 2025, 15:36 Nga N.F
Rrëshqitje gurësh nga reshjet e shiut në Rrugën e Arbrit,
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHUPENZË- Reshjet intensive të shiut kanë "pushtuar" vendin teksa janë regjistruar problematikat e para në akset rrugore. Raportohet se problematika janë hasur edhe te Rruga e Arbrit, konkretisht segmenti Tre Çezmat-Shupenzë.

Mësohet se për shkak të lagështirës së lartë dhe terrenit të rrëshqitshëm, ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës. Kjo ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit. Autoritetet lokale janë duke marrë masat e nevojshme për të pastruar rrugën.

rruga e arbrit

Sondazh

Poll