Aktualitet

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Maliq, autori i mitur: Më ngacmonte herë pas here me fjalë

Bëhet me dije se shkaku i plagosjes ka qenë një konflikt mes dy adoleshentëve.

16 Maj 2025, 14:53 Nga r.ll
Plagoset me thikë 15-vjeçari në Maliq, autori i mitur: Më
foto ilustruese

MALIQ- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Sheqeras në Maliq. Sipas informacioneve policore, një 14-vjeçar ka goditur me thikë një 15-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor. 

Bëhet me dije se shkaku i plagosjes ka qenë një konflikt mes dy adoleshentëve. Autori është shprehur se i ka bërë pritë dhe e ka plagosur për shkak se 15-vjeçari e kishte ngacmuar disa herë me fjalë. 

"Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.", thuhet në njoftimin e policisë. 

plagosje ne maliq

Sondazh

Poll