Aktualitet

Përplasja me grushte në KZAZ në Yrshek/ Policia: Në konflikt janë përfshirë edhe dy efektivë! 26-vjeçari është shoqëruar në komisariat

Sakaq policia njofton se në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy efektivë policie, teksa shton se është shoqëruar për në komisariat edhe 26-vjeçari Rei Nozlli.

15 Maj 2025, 15:58 Nga M.L
Përplasja me grushte në KZAZ në Yrshek/ Policia: Në konflikt
Foto ilustruese

YRSHEK- Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur disa orë më parë në një qendër votimi në KZAZ-në nr. 30. Bëhet me dije se është kërkuar ndërhyrja e policisë pasi gjatë procesit të numërimit të votave, përfaqësuesit e subjekteve politike janë konfiktuar verbalisht me njëri-tjetrin. Sakaq policia njofton se në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy efektivë policie, teksa shton se është shoqëruar për në komisariat edhe 26-vjeçari Rei Nozlli.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.

Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë. mVijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.

kzaz nr 30 yrshek

Sondazh

Poll