Politike

Starmer: Ulja e numrit të gomoneve, mesazh për punën që arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht

Starmer tha se TaskForcat e dy vendeve kanë punuar dhe kanë bërë progres në forcimin e sigurisë së përbashkët.

15 Maj 2025, 12:42 Nga r.ll
Starmer: Ulja e numrit të gomoneve, mesazh për punën që
keir starmer

TIRANË- Kryeministri i Britanisë së Madhe ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët për mediat me khomologun e tij Edi Rama.  Starmer tha se vjen sot në Shqipëri për të çelur një kapitulli të ri për sigurinë.

Ai u shpreh më tej se ulja e numrit të kalimeve me gomone është një mesazh për punën që mund të arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht. Starmer tha se TaskForcat e dy vendeve kanë punuar dhe kanë bërë progres në forcimin e sigurisë së përbashkët.

"Takimi dypalësh është si pjesë e samiti të nesërm. Përgëzime për fitoren kryeministri Rama. Është kënaqësi për mua që vij këtu për të çelur kapitullin e ri për sigurinë. Sot në mëngjes unë isha në Portin e Durrësit për të parë përpjekjet e përbashkëta për goditjen e krimit kufitar. Njerëzit meritojnë një sistëm emigracioni të drejtë. Iu jam mirënjohës për mbështetjen tuaj për cështjet e emigracionit. Ulja e numrit të gomoneve ishte ulje e konsiderueshme dhe mesazh për punën që arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht. Task-Forcat tona kanë përveshur mëngët dhe kanë bërë progres në forcimin e sigurisë së përbashkët dhe uljen e emigrantëve të paligjshëm.", tha Starmer.

keir starmer edi rama

Sondazh

Poll