Politike

"Shqiptarët të integruar, t’i mundësojmë kthimin te emrat origjinalë!" Rama në konferencë me Starmer: Të zgjidhim krizën e emrave të dyfishtë

Ai tha se shqiptarëve të integruar, duhet t’i mundësojnë kthimin te emrat origjinalë.

15 Maj 2025, 12:43 Nga M.B
"Shqiptarët të integruar, t’i mundësojmë kthimin
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp krah homologut britanik Keir Starmer. Në konferencën e përbashkët Rama kërkoi prej tij të zgjidhin çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britani, tashmë të intergruar por që atje kanë shkuar me identitet tjetër. Ai tha se shqiptarëve të integruar, duhet t’i mundësojnë kthimin te emrat origjinalë.

“Është koha për të shqyrtuar një tjetër problem. Shqiptarët me pasaporta apo identitet të Kosovës për të patur pranimin si refugjatë lufte. Ata sot jetojnë me dy identete një për shtetin britanik, një në Shqipëri dhe kanë probleme të cilave mund t'i jepet një zgjidhje, janë kontribues në ekonomi dhe jetën shoqërore.

Janë 50 mijë shqiptarë me pasaporta britanike dhe 50 mijë me pasaporta shqiptare që kontribuojnë është e papranueshme të vijojnë të stigmatizohen sikur janë problemi i Britanisë së madhe”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll