Aktualitet

E rëndë në Vlorë, vajza qëllon me thikë babain gjatë konfliktit

Gjithashtu bëhet me dije se babai i saj, 74-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

15 Maj 2025, 12:33 Nga M.B
E rëndë në Vlorë, vajza qëllon me thikë babain
Foto ilustruese

VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë nga ku mësohet se një 43-vjeçare ka qëlluar me thikë të atin. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur gjatë një konfliti. Gjithashtu bëhet me dije se babai i saj, 74-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

vlora

Sondazh

Poll