15 Maj 2025, 12:21
Nga M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Dy të rinj të moshës 18 dhe 25 vjeçare, kanë rënë ditën e sotme në prangat e policisë si autor të një vjedhjeje dhe nje tjetër të mbetur në tentativë. Si rezultat i finalizimit te operacionit policor të koduar 'Recently', janë kapur dhe arrestuar autorët e një vjedhjeje të një automjeti dhe një çante me një shumë të konsiderueshme parash, disa orë pas kryerjes së krimit.
Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit, i cili ishte me precedent te mëparshëm kriminal për vjedhje, policia ka gjetur një pjesë të shumës së parave të vjedhura. Sakaq bëhet me dije se disa ditë më parë, autoët kanë tentuar të vjedhin një makinë duke i thyer xhamin.
Njoftimi i policisë:
Velipojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recently”, zbardhen 1 vjedhje dhe 1 tentativë për vjedhje. Vodhën në një automjet, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga, disa orë pas vjedhjes, një 25-vjeçar dhe një 18-vjeçar.
Në banesën e 25-vjeçarit, u gjet një pjesë e kësaj shume parash. Nga hetimet dyshohet se 25-vjeçari, me precedent kriminal për vjedhje, 4 ditë më parë, ka tentuar të vjedhë në një automjet që i ka thyer xhamin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Recently”, për zbardhjen e vjedhjeve, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
A.P., 25 vjeç, me precedent kriminal për vjedhje dhe F. U., 18 vjeç, të dy banues në Laç, bashkia Vau i Dejës. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, dje pasdite, në fshatin Pulaj Plazh, kanë vjedhur në automjetin e shtetasit K. N., banues në këtë fshat, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi A. P., më datë 11.05.2025, në fshatin Rrjoll, ka tentuar të vjedhë në një automjet që i ka thyer xhamin. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pjesë të shumës së parave që dyshohet se është vjedhur në automjetin e shtetasit K. N.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 2 shtetasit e arrestuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.
velipoje
Aktualitet
15 Maj 2025, 11:45
r.ll
celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bwrw thirrje partive politike të nxisin komisionerët e tyre dhe num&...
Aktualitet
15 Maj 2025, 11:42
M.L
Foto ilustruese
KORÇË- Një 66-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi dyshihet se nuk ka deklaruar nj...
Aktualitet
15 Maj 2025, 11:14
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Një mori destinacionesh u renditën bazuar në sigurinë, përballueshmërinë ekonomike, klim&eu...
Aktualitet
15 Maj 2025, 10:59
r.ll
flamur vezaj
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me vendimin e Gjykatës s&eu...
Aktualitet
15 Maj 2025, 10:55
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme 11 të p...
Aktualitet
15 Maj 2025, 09:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e nesërme mbahet Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë dhe n&e...
Aktualitet
15 Maj 2025, 08:50
r.ll
foto ilustruese
KAVAJË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Kavajë. Sipas raportimeve ka humbur një...
Aktualitet
15 Maj 2025, 08:05
M.B
Harta
TIRANA- Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave për mbarëvajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Europian. Kufizimet e lëv...
Aktualitet
15 Maj 2025, 07:09
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Instituti GAP ka publikuar pagën mesatare në disa prej sektorëve të punës në Kosovë, për vi...
Aktualitet
15 Maj 2025, 07:00
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare n&e...