Politike

“Shumë faleminderit nga zemra"/ Rama i përgjigjet urimit të kancelarit gjerman për fitoren: Do të jetë një privilegj të punojmë së bashku...

Me anë të një postimi në X, Rama ka shprehur në gjuhën gjermane falenderime dhe mirënjohje për kancelarin Merz.

15 Maj 2025, 12:08 Nga M.L
“Shumë faleminderit nga zemra"/ Rama i përgjigjet urimit
Foto ilustruese

TIRANËKryeministri Edi Rama i është përgjigjur urimit të kancelarit gjerman Friedrich Merz, për fitoren e tij në këtë mandat të katërt. Me anë të një postimi në X, Rama ka shprehur në gjuhën gjermane falenderime dhe mirënjohje për kancelarin Merz.

“Shumë faleminderit nga zemra, i dashur kancelar, dhe mezi pres t’ju mirëpres në Tiranë nesër. Kam një kujtim shumë pozitiv nga takimi ynë i parë dhe do të jetë një privilegj të punojmë së bashku – për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, për të avancuar bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe për të afruar më shumë shtëpinë tonë të përbashkët europiane," shkroi Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll