15 Maj 2025, 11:50
Nga M.B
Edi Rama dhe Erion Veliaj
DURRËS- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Veliaj thotë se shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën dhe zhvillimin, teksa ironizoi opozitën duke thënë se qytetarët “nuk i besojnë më Saliut & co” dhe sipas tij “11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.”
Ai shton se nga shqiptarët ka mësuar se “nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen.” Gjithashtu Veliaj komentoi edhe votën e diasporës, duke thënë se ndihet i përunjur përpara kësaj mbështetje masive.
"Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë - ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre", thotë ai.
POSTIMI:
Miqtë e mi,
Nuk di nga t’ia nis. Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë, përpara kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite. Shqiptarët folën - dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997, kur i treguan vendin të njëjtit personazh grotesk që guxon të rikthehet përpara shqiptarëve, edhe sot, si të ishte një “ofertë e re”. Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen. Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.
Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij. Saliu & co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin. Që nga viti 2013 e deri sot, pas çdo humbjeje, kanë folur për vjedhje, për komplot, për një popull që nuk i meriton.
Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë - ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre.
Sot ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive e dua të falenderoj secilin prej jush, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga Amerika në Greqi, nga Anglia në Turqi, që i besuan Partisë Socialiste. Por, më lejoni që falenderimin më special ta ruaj per Tiranën time të dashur. Për familjen time të dytë. Për kolegët e mi të Bashkisë Tiranë dhe për ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në Tiranë që me punën e përkushtimin e tyre arritën një fitore të paharrueshme. Jeni të jashtëzakonshëm. Jam krenar për të gjithë ju!
erion veliaj
Politike
15 Maj 2025, 11:35
M.B
Foto nga konferenca
TIRANA- Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka marrë pjesë sot në nj&eu...
Politike
15 Maj 2025, 11:10
M.B
Keir Starmer dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama e ka pritur me ceremoni zyrtare homologun britanik Keir Starmer. Gjatë vizitës s&eum...
Politike
15 Maj 2025, 11:03
M.B
Kristian Shkreli dhe Edi Rama
VAU I DEJES- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të...
Politike
15 Maj 2025, 11:05
M.L
Foto ilustruese
KOSOVË- Ka dështuar sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës për të gjashtëmbë...
Politike
15 Maj 2025, 10:57
M.B
Kristian Shkreli
VAU I DEJES- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristia...
Politike
15 Maj 2025, 10:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike pas zgjedhjeve ka lajmëruar se më 16 maj në orën 17:00 do të zhvillojë nj&eum...
Politike
15 Maj 2025, 10:40
M.B
Keir Starmer dhe Bajram Begaj
TIRANA- Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë, ku po zhvillon tak...
Politike
15 Maj 2025, 10:24
r.ll
ilir alimehmeti, jorida tabaku
TIRANË- Numërimi i votave për kandidatët për deputet vijon në të gjitha qarqet e ven...
Politike
15 Maj 2025, 10:21
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Në qarkun e Lezhës ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputet&...
Politike
15 Maj 2025, 09:53
r.ll
keir starmer
BRITANI- Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkani...