Aktualitet

Nuk deklaroi mbi 30 mijë euro në pikën kufitare të Kapshticës/ Procedohet në gjendje të lirë 66-vjeçari nga Tirana

Mësohet se gjatë kontrollit në automjetin e tij tip 'Benz', iu gjet shuma e eurove që po tentonte t'i nxirrte na ga Shqipëria pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi. Mbi autorin me inicialet B.S rëndon vepra penale 'mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë'.

15 Maj 2025, 11:42 Nga M.L
Nuk deklaroi mbi 30 mijë euro në pikën kufitare të
Foto ilustruese

KORÇË- Një 66-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi dyshihet se nuk ka deklaruar një shumë prej 30500 eurosh teksa po kalontë në doganë. Mësohet se gjatë kontrollit në automjetin e tij tip 'Benz', iu gjet shuma e eurove që po tentonte t'i nxirrte na ga Shqipëria pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi. Mbi autorin me inicialet B.S rëndon vepra penale 'mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë'.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në PKK Kapshticë, në dalje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S.

Gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.          

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korçe

Sondazh

Poll