Politike

Kryeministri Edi Rama pret në takim homologun britanik Keir Starmer

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Starmer pritet të shpallë masa për të ndaluar shtetasit shqiptarë që janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar të kthehen sërish, si dhe për të forcuar përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave mes dy vendeve.

15 Maj 2025, 11:10 Nga M.B
Kryeministri Edi Rama pret në takim homologun britanik Keir Starmer
Keir Starmer dhe Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama e ka pritur me ceremoni zyrtare homologun britanik Keir Starmer. Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Starmer pritet të shpallë masa për të ndaluar shtetasit shqiptarë që janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar të kthehen sërish, si dhe për të forcuar përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama pret në takim homologun britanik Keir Starmer
Keir Starmer dhe Edi Rama

Ai pritet të dhurojë dy pajisje për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, me qëllim identifikimin e atyre që përdorin pasaporta të rreme. Gjithashtu, Starmer pritet të njoftojë zgjerimin e një task-force të përbashkët për migrimin, për ta përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

keir starmer

Sondazh

Poll