Politike

"Kristian mos më luaj me dy porta!" SPAK i sekuestroi celularin/ Si "i tërhoqi veshin" Rama gjatë fushatës kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejes

Ky i fundit u përfol në media gjatë fushatës elektorale ku në një nga takimet në Shkodër, kryeministri Edi Rama i "tërhoqi veshin" lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushtë.

15 Maj 2025, 11:03 Nga M.B

 

"Kristian mos më luaj me dy porta!" SPAK i sekuestroi celularin/
Kristian Shkreli dhe Edi Rama

VAU I DEJES- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Ky i fundit u përfol në media gjatë fushatës elektorale ku në një nga takimet në Shkodër, kryeministri Edi Rama i "tërhoqi veshin" lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushtë.

Më 4 maj Rama iu drejtua Shkrelit me fjalët: "Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!"

Në media u tha se mesazhi i Ramës mund të dukej edhe si një mesazh i koduar për Tom Doshin, pasi edhe gjatë takimit përmbyllës elektoral në Shkodër, ai e piketoi duke thënë se "është një parti në këshillin bashkiak që s'po voton plazhet e Velipojës".

kristian shkreli

Sondazh

Poll