Politike

Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, zhvillon takim me Begajn

Starmer ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri.

15 Maj 2025, 10:40 Nga M.B
Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë,
 Keir Starmer dhe Bajram Begaj

TIRANA- Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë, ku po zhvillon takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj. Starmer ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri. Në orën 12:40 ai do të zhvillojë një konferencë e përbashkët me kryeministrin Edi Rama. 

Ndërkohë sipas ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, sot në orën 13:00, Starmer do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjes që të dyja vendet ofrojnë për Ukrainën. Sot gjithashtu pritet edhe nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategjik” Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar.

 keir starmer

Sondazh

Poll