Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Kancelari Merz mesazh urimi Ramës: Pres me padurim takimin tonë të parë në Tiranë

Kancelari gjerman do të zhvillojë po ashtu takimin e parë me kryeministrin Rama ditën e nesërme, teksa do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian që organizohet në Tiranë. 

15 Maj 2025, 09:41 Nga r.ll
Zgjedhjet e 11 majit/ Kancelari Merz mesazh urimi Ramës: Pres me padurim
friedrich merz

GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka ndarë një mesazh urimi për kryeministrin Edi Rama dhe fitoren e PS në zgjedhjet parlamentare. Në një postim në platformën në “X”, Merz shprehet se pret me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Gjermanisë. 

Kancelari gjerman do të zhvillojë po ashtu takimin e parë me kryeministrin Rama ditën e nesërme, teksa do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian që organizohet në Tiranë. 

“Urime, Edi Rama, për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten”, shkruan Merz.

friedrich merz edi rama

Sondazh

Poll