Politike

FOTOLAJM/ I shoqëruar nga familja, Rama ndan pamje nga fjalimi i djeshëm në sheshin Skënderbej

Rama shprehet se falenderimet nuk mjaftojnë për besimin që shqiptarët i kanë dhënë. 

15 Maj 2025, 08:15 Nga r.ll
FOTOLAJM/ I shoqëruar nga familja, Rama ndan pamje nga fjalimi i
pamje nga sheshi skenderbej

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme në rrjetet sociale pamje nga mbajtja e fjalimit të fitores në sheshin "Skënderbej". Rama shprehet se falenderimet nuk mjaftojnë për besimin që shqiptarët i kanë dhënë. 

"MIRËMËNGJES dhe me falenderimet që kurrë s’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama në postimin e tij. 

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan dhe më pas në 11 maj vendosën t'i besojnë Partisë Socialiste mandatin e katërt. Ai tha më tej se në këto katër vjet, PS dhe socialistët mblodhën atë çfarë mbollën. Rama theksoi se ekipi i tij ka punuar pa pushim dhe se kjo fitore është rezultat i punës së tyre të palodhur. 

edi rama

Sondazh

Poll