Aktualitet

Dita e Verës, meterologia Bani “rrëzon” Veliajn: Në Tiranë reshje me intesitet të ulët

13 Mars 2019, 12:45 Nga DOSJA
Dita e Verës, meterologia Bani “rrëzon” Veliajn: Në

TIRANË- Pak ditë më parë kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj njoftoi shtyrjen e festimeve për Ditën e Verës, pasi sipas tij do ishte mot i keq. (Lexo këtu)

Por sot meterologia Adiola Bani, ka hedhur poshtë këtë parashikim të Veliajt, pasi shprehet se nesër në Tiranë do të jenë temperatura 5-6 garë në mëngjes.

Nesër në mengjes do të kemi një rritje të temperaturave. Tirana nesër do të shënojë gjatë mëngjesit 5-6 gradë. Pritet që data 14 të nisë me vranësira por do të ketë prani të reshjeve në mesdite.  Reshjet në Tiranë do të jenë me intensitet të ulët, ndërsa gjatë fundjavës pritet që të rriten temepraturat”, shprehet meterologia Adiola Bani.  

Pak ditë më parë Veliaj shkruante se në Ditën e Verës do të binte shi me gjyma dhe kërkonte ndihmën e qytetarëve. 

Hej! Më ndihmo 1min me një dilemë! Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës, dt.14 shi me gjyma! Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të dielën, dt. 17? E enjtja pushim gjithsesi,”- shkruante Veliaj në Twitter. (Lexo këtu)

Dita e Verës është një festë e lashtë pagane, e cila festohet edhe në Shqipëri. Kremtimet bëhen në nder të natyrës dhe bimësisë që merr jetë me 14 mars. Ëmbëlsira tradicionale e kësaj ditë është Ballokumja.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adiola bani dita e veres erion veliaj moti i keq shtyrja e festimeve adiola bani dita e veres erion veliaj moti i keq shtyrja e festimeve

Sondazh

Poll