Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin prezencë më të dukshme të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët e lokalë në zonat qendrore dhe skajin jugor-juglindor duke pjesën më të madhe të vendit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje.

15 Maj 2025, 07:00 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin ku më të theksuara do të jenë në zonat malore lindore.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin prezencë më të dukshme të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët e lokalë në zonat qendrore dhe skajin jugor-juglindor duke pjesën më të madhe të vendit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje.

Era do të fryjë e lehte deri mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim i ulët.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 23 °C,

në vendet e ulëta: 10 / 25 °C,

në vendet malore: 6 / 21 °C.

moti

Sondazh

Poll