Politike

Dhëndri i presidentit Trump të shtunën në Tiranë/ Zbardhet axhenda e Jared Kushner, do të mbajë fjalim bashkë me Ramën

Programi përcakton se Kushnër do të flasë këtë të Shtunë në kryeqytetin e Shqipërisë nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.

14 Maj 2025, 22:53 Nga N.F
Dhëndri i presidentit Trump të shtunën në Tiranë/
Kushner dhe Rama

TIRANË- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të mbajë edhe një fjalim. Së paku kjo kuptohet nga axhenda e programit “Invest in a connected Europe”.

Programi të cilin JavaNews e ka siguruar si dokument përcakton se Kushnër do të flasë këtë të Shtunë në kryeqytetin e Shqipërisë nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. Fjalimi i cili në axhendë është parashikuar të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit do të pasohet më pas nga fjala e kryeministrit Edi Rama./ Javenews

Dhëndri i presidentit Trump të shtunën në Tiranë/

jared kushner rama

Sondazh

Poll