Politike

"Llapaj kërkoi numërim nga e para", Balluku flet nga Fieri: I ofendoi... megjithatë e kuptoj tensionin e tij në këtë moment

Balluku tregoi se kreu i Nismës Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj është përplasur herë pas here me numëruesit e votave.

14 Maj 2025, 22:29 Nga r.ll
"Llapaj kërkoi numërim nga e para", Balluku flet nga Fieri:
belinda balluku

FIER- Drejtuesja politike e PS për qarkun e Fierit, Belinda Balluku ka folur mbrëmjen e sotme për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje për votëbesimin.

Teksa po fliste për "Opinion", në sfond u dëgjuan duartrokitje. E pyetur për këtë moment, ajo tregoi se kreu i Nismës Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj është përplasur herë pas here me numëruesit e votave.

“Është kuti e Fierit dhe ka një acarim nga Adriatik Llapaj. Kërkon që të rinumërohet çdo zarf nga e para. Pati edhe një përplasje këtu me numëruesit, të cilët janë duke bërë punën e tyre. I ofendoi, i shau dhe u detyruan dhe rinumëruan edhe një herë kutinë nga e para, kutia doli ashtu siç ishte. Megjithatë, unë e kuptoj tensionin e zotit Llapaj në këtë moment”, tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll