Aktualitet

“Më duket luan bixhoz”, asistenti i zhdukur paguan aplikimin me kamatë

U ra dakord, që Lorenci brenda pak ditësh, të shlyente të gjitha detyrimet.

14 Maj 2025, 22:43 Nga N.F
“Më duket luan bixhoz”, asistenti i zhdukur paguan aplikimin me
Foto

TIRANË- Për problemin e 91-vjeçarit Bardhok Gjikola, të cilit asistenti i shërbimit Lorenc Agolli i mori paratë dhe nuk aplikoi në Kadastër për shtëpinë, komunikojmë me shefin e Komisariatit numër 2Ritvan Pali, për një denoncim dhe marrim premtimin, se do të bëhen kërkime për rastin.

Gazetarja: Po ndjek një rast, ankohet një 91-vjeçar për një zyrë asistenti për shërbim online, Lorenc Agolli e quajnë personin. Xhaxhi 91-vjeç ka sjellë dokumentet që të aplikojë për certifikatë pronësie dhe tashmë i bëjnë këto zyrat që bëjnë aplikimin dhe ia dërgojnë ASHK-së. Zotëria ia ka marrë dokumentet dhe nuk i ka kthyer faturë, e ka mushtuar disi. Unë erdha këtu tek zyra, ky i ka vënë qepenin zyrës, mundohem të lidhem në telefon nuk e hap telefonin. Mendova që para se të bëhet një kallëzim, të bënit një ballafaqim mes palëve.

Ritvan Pali: Ne vihemi në lëvizje menjëherë dhe mund të vijë e bija. Po, patjetër! 

Pas pak kohësh “Stop”, në bashkëpunim me Komisariatin numër 2, bien në gjurmët e mashtruesit Lorenc Agolli, duke ballafaquar palët. U ra dakord, që Lorenci brenda pak ditësh, të shlyente të gjitha detyrimet.

Dhe në fakt kështu ndodhi, pasi të moshuarit iu pagua shërbimi i kadastrës bashkë me kamatën, 2 milionë e 270 mijë lekë, pagesë pas të cilës, nisi procedura e aplikimit për pajisjen me certifikatë pronësie për shtëpinë e 91-vjeçarit.

Qytetari: Ore, lëre gazetaren ti! Ne duam lekët, o shoku im dhe kaq!

Lorenc Agolli: Të dhashë numrin.

Qytetari: Numrin e kam. Do më marrësh në telefon?

Lorenc Agolli: Të mbaroj unë punë. Ti do të marrësh kopjen tënde, unë kopjen time.

Qytetari: Nuk marrim lekë? Marrim faturën, që pagesën e bën ti?

Lorenc Agolli: Po, faturën do marrësh ti.

Qytetarja: Po me atë faturën, ku të vete unë?

Lorenc Agolli: Atë faturë, ta mësoj unë, tek Hipoteka e Përgjithshme dhe ta pranon Hipoteka me dorën e vet, likujdimet.

Qytetari: Faturën!

Qytetarja: Ne duam të na hapet rruga, që ne të bëjmë aplikimin!

Lorenc Agolli: Rruga të hapet 100%, dhe ta vërtetojmë bashkë tek Drejtoria e Përgjithshme.

Qytetari: Të martën pres telefonatën atëherë, përndryshe pastaj, do veproj ndryshe!

Lorenc Agolli: Jo mo, s’ka lidhje fare ajo! 

Qytetari: Mos të vij të marr nëpër dyer policie, pastaj unë të jap faturën.

Lorenc Agolli: Ok! /TvKlan.

bardhok gjikola

Sondazh

Poll