Politike

Starmer nesër në Tiranë, zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik

Të njëjtat burime thanë se kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023.

14 Maj 2025, 21:14 Nga N.F
Starmer nesër në Tiranë, zbulohet marrëveshja që do
Rama dhe Starmer

TIRANË- Kryeministri Anglisë, Sir Keir starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë. Ai do të ketë një takim bilateral të Enjten me kryeministrin Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë shtyp.

Burime diplomatike për gazetarin Muhamed Veliu ka raportuar se pritet nënshkrimi një i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar. Të njëjtat burime thanë se kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023. Gazetari Veliu, ka zbuluar katër kolonat e kësaj marrëveshje të re.

Ato janë:

1. Rritje ekonomike punësim
2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik
3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë
4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.

Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve.

 

 

starmer

Sondazh

Poll