Politike

"Pas humbjes së PD, a do i hani të gjallë socialistët"/ Alizoti u përgjigjet gazetarëve: Jam bërë vegjetarian!

Alizoti u pyet lidhur me deklaratën e tij gjatë fushatës i cili u shpreh se do të hajë të gjallë patronazhistët dhe socialistët.

14 Maj 2025, 20:50 Nga N.F
"Pas humbjes së PD, a do i hani të gjallë
Alizoti

TIRANË- Drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti teksa po hynte në selinë e PD ka folur për gazetarët para se të niste mbledhja e drejtuesve politikë të thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Alizoti u pyet lidhur me deklaratën e tij gjatë fushatës i cili u shpreh se do të hajë të gjallë patronazhistët dhe socialistët. Gazetarët e pyetën se çfarë do të bëjë tani pas humbjes së PD, a do ti hajë të gjallë socialistët. Ai u përgjigj duke ironizuar se është bërë vegjetarian.

“Jam bërë vegjetarian”, u përgjigj Alizoti.

alizoti

Sondazh

Poll