14 Maj 2025, 20:26
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë blu. Berisha shprehu mirënjohje për numëruesit që sipas tij po përballen me presione dhe po mbrojnë votën e lirë të qytetarëve shqiptar.
Berisha tha se në këtë proces zgjedhor, krimi u kthye në faktor elektoral, ndërsa shtoi se rezultati final ishte grabitja më e madhe e votës në 33 pluralizëm.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetje ju drejtuesve politikë të qarqeve, një përshëndetje të veçantë kam dhe një mirënjohje të pakufishme për ata qindra mijëra qytetarë që në kushtet më të vështira, votuan si qytetarë të lirë për vlerat, idealet që besonin, votuan kundër një regjimi që në traditën më antidemokratike, më antikombëtare, ka shndërruar krimin në faktor kryesor elektoral, krimin në votë dhe votën në krim. Por unë kam një mirënjohje të veçantë gjithashtu për të gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit, të cilët përballen prej tre ditësh me presione nga më të ndryshme dhe mbrojnë me integritet votën e qytetarëve shqiptarë.
Një falënderim për të gjithë strukturat e angazhuara në këtë proces, i cili pati si rezultat final plaçkitjen, grabitjen më të madhe të votës në historinë 33-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar. Në këto zgjedhje u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme se sa më i madh vjedhja dhe korrupsioni, aq më shumë ato shndërrohen në votë dhe pas tyre vota në krim. Pra, rrethi vicioz i krijuar në këtë narkoshtet që krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim pati në këto zgjedhje proporcione të papara ndonjëherë më parë.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
14 Maj 2025, 20:26
r.ll
flamur noka
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur për gazetarët jashtë selisë blu ku pritet të mbahet mbledhja e dr...
Politike
14 Maj 2025, 19:27
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij u shpreh se më e mira për Shqipërinë dhe shqipt...
Politike
14 Maj 2025, 19:26
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit në sheshin Skënderbej foli edhe lidhur me zhvillimin e samitit të Komuniteti...
Politike
14 Maj 2025, 19:18
r.ll
edi rama
TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama tha gjatë fjalimit në sheshin Skënderbej se ky mandat do të bëhet domethë...
Politike
14 Maj 2025, 19:20
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për rezultatin e zgjedhjeve të 1 majit përgëzoi partitë...
Politike
14 Maj 2025, 19:12
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sheshin "Skënderbej" u shpreh se fitorja e 11 majit tregon se ...
Politike
14 Maj 2025, 19:12
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në fjalimin që mbajti sot në sheshin Skënderbej për fitoren në zgjedhjet e 11 ma...
Politike
14 Maj 2025, 19:08
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama falenderoi në fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej, të gjithë shqiptarët jash...
Politike
14 Maj 2025, 19:07
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sheshin "Skëndërbej" u shpreh se fitorja e zgjedhjeve të ...
Politike
14 Maj 2025, 19:04
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në sheshin Skënderbej fjalimin falenderues pas fitores së PS-së në zgjedhje...