14 Maj 2025, 19:26
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit në sheshin Skënderbej foli edhe lidhur me zhvillimin e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Rama u shpreh se nesër kryeministri britanik, Keir Starmer vjen në Tiranë për zhvillimin e një vizite bilaterale.
Ai tha gjithashtu se presidenti francez, Emmanuel Macron do të rrijë në Tiranë një ditë pas samitit po ashtu për vizitë zyrtare. Rama u shpreh se Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë qendra e Europës, për këto arsye.
"Eshtë e disata herë gjatë këtyre javëve që do të përsëris se unë nuk besoj tek rastësitë, sepse s’ka se si të jetë kaq e mrekullueshme rastësia, kur pasi populli, duke iu përgjigjur fuqishëm thirrjes sonë nga ky shesh e pastaj në të tëra sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, i ka transformuar zgjedhjet politike, në një referendum për bashkimin sa më parë të Shqipërisë me Europën.
Europa mbarë, do vijë e do zbresë në këtë shesh, me tërë udhëheqësit e saj, ndër të cilët kryeministri i Britanisë së Madhe, vjen i pari për ta nisur qëndrimin e tij në Tiranë me një vizitë bilaterale, e para në histori e një shefi të qeverisë britanike, ndërsa Presidenti i Francës largohet i fundit pasi do të qëndrojë pas Samitit për vizitën e tij të dytë bilaterale në Tiranë.
Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë në kuptimin e vërtetë të fjalës, qendra e Europës dhe paskëtaj do ta nisë javën e re me një imazh edhe më të mirë, edhe më të fortë, edhe më krenar, si Europa e Ballkanit që do të jetë lajtmotivi, do të jetë inspirimi, do të jetë burimi i të ghjithë energjive dhe patjetër forca e këmbënguljes sonë për katër vite të tjera me radhë.", tha Rama
edi rama
Politike
14 Maj 2025, 19:18
r.ll
edi rama
TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama tha gjatë fjalimit në sheshin Skënderbej se ky mandat do të bëhet domethë...
Politike
14 Maj 2025, 19:20
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për rezultatin e zgjedhjeve të 1 majit përgëzoi partitë...
Politike
14 Maj 2025, 19:12
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sheshin "Skënderbej" u shpreh se fitorja e 11 majit tregon se ...
Politike
14 Maj 2025, 19:12
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në fjalimin që mbajti sot në sheshin Skënderbej për fitoren në zgjedhjet e 11 ma...
Politike
14 Maj 2025, 19:08
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama falenderoi në fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej, të gjithë shqiptarët jash...
Politike
14 Maj 2025, 19:07
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sheshin "Skëndërbej" u shpreh se fitorja e zgjedhjeve të ...
Politike
14 Maj 2025, 19:04
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në sheshin Skënderbej fjalimin falenderues pas fitores së PS-së në zgjedhje...
Politike
14 Maj 2025, 19:00
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin Skënderbej, ku do të mbajë fjalimin për fitoren në ...
Politike
14 Maj 2025, 18:47
N.F
Foto
TIRANË- Tirana në datat 15 dhe 16 maj, do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e li...
Politike
14 Maj 2025, 18:39
foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor kërkesën për të shfuqizuar vend...