Politike

"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan dhe vlerësuan, në 11 maj vendosën t'i besojnë PS mandatin e katërt

Ai u shpreh më tej se në këto katër vjet, PS dhe socialistët mblodhën atë çfarë mbollën.

14 Maj 2025, 19:04 Nga r.ll
"Mblodhëm çfarë mbollëm", Rama: Për 30
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në sheshin Skënderbej fjalimin falenderues pas fitores së PS-së në zgjedhjet e 11 majit. Rama u shpreh se për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan dhe më pas në 11 maj vendosën t'i besojnë Partisë Socialiste mandatin e katërt. Ai u shpreh më tej se në këto katër vjet, PS dhe socialistët mblodhën atë çfarë mbollën.

"U rikthyem këtu pas 33 ditësh për të mbledhur çfarë mbollëm më shumë mund e punë. Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan dhe më 11 maj vendosën t'i bësojnë PS mandatin e katërt. Në katër vjen mbollëm më shumë besim të Shqipëria dhe mblodhëm më shumë besim nga shqiptarët. Këto zgjedhje përballen Shqipërinë që di çfarë do me atë që nuk e di çfarë flet.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll