Politike

Samiti më 16 maji në Tiranë/ TIA këshillon udhëtarët: Paraqituni në aeroport 3 deri në 4 orë para fluturimit! Ja rrugët që mund të përdorni për të shkuar në Rinas

Rekomandohet kontrollimi i rregullt i njoftimeve nga linjat ajrore. Sugjerohet gjithashtu të bëhet check-in online dhe karta e imbarkimit të mbahet në telefon.

14 Maj 2025, 18:47 Nga N.F
Samiti më 16 maji në Tiranë/ TIA këshillon
Foto

TIRANË- Tirana në datat 15 dhe 16 maj, do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të këtij samiti janë paralajmëruar masa të shtuara sigurie ku do të ketë bllokime rrugësh në Tiranë dhe zonat përreth.

Pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës këshillohen të nisen 3 deri në 4 orë përpara fluturimit. Rekomandohet kontrollimi i rregullt i njoftimeve nga linjat ajrore. Sugjerohet gjithashtu të bëhet check-in online dhe karta e imbarkimit të mbahet në telefon.

Në aeroport mund të ketë kontrolle shtesë sigurie, ndaj bashkëpunimi i udhëtarëve është i domosdoshëm. Policia e Shtetit ka njoftuar akset e mëposhtme për akses në aeroport gjatë datave 15-16 Maj: rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas” , Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas dhe degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Valias-Rinas

tia rinas

Sondazh

Poll