Politike

"Votat e ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas", PD kërkesë në Kolegjin Zgjedhor për shfuqizimin e vendimit të KAS

Kërkesa është dorëzuar nga avokati i PD-së, Marash Logu.

14 Maj 2025, 18:39 Nga DOSJA
"Votat e ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas", PD
foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor kërkesën për të shfuqizuar vendimin e KAS (Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve) lidhur me votat e diasporës të ardhura nga Greqia. Kërkesa është dorëzuar nga avokati i PD-së, Marash Logu.

Një ditë pas zgjedhjeve, kreu i KQZ Celibashi pranoi kërkesën e PD-së për të trajtuar veçmas votën e ardhur nga Greqia. Ndërkohë KAS vendosi që çdo votë e ardhur nga emigrantët në shtetin grek do të numërohej normalisht si votat e tjera të ardhura nga shtetet e tjera. 

PD kontestoi procesin duke pretenduar parregullsi në administrimin e votave nga Greqia si dhe ka ngritur pikëpyetje sa i takon sigurisë që shoqëroi transportimin e tyre nga fqinji jugor drejt Shqipërisë.

"Votat e ardhura nga Greqia të trajtohen veçmas", PD

pd kas votat e ardhura nga greqia

Sondazh

Poll