14 Maj 2025, 17:56
Nga r.ll
antonio costa
PRISHTINË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit, Costa dhe Osmani pritet të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Më vonë, Costa do të pritet në një takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Costa e viziton Kosovën në një kohë kur ligjvënësit kosovarë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt, edhe pas 15 përpjekjeve. Qeveria e Albin Kurtit është ende në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re pas konstituimit të Kuvendit.
Po ashtu, kjo vizitë zhvillohet në një kohë kur liderët kosovarë po shtojnë thirrjet drejtuar Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura pas tensioneve në veri të vendit. Këto masa mbeten ende në fuqi, me arsyetimin se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në komunat me shumicë serbe.
Costa do të qëndrojë në paraditen e së mërkurës në Malin e Zi. Një ditë më parë, ai vizitoi Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Gjatë një konference për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Costa theksoi se dialogu me Kosovën është kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe shtoi se është po aq i rëndësishëm edhe qëndrimi i qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiç ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.
"Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër", tha Costa.
Në Sarajevë, ai shprehu shqetësim për, siç i quajti, “veprimet ndarëse të Republikës Sërpska”, duke i cilësuar ato si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës. Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Liderët e BE-së zgjodhën portugezin Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, detyrë të cilën e mori më 1 dhjetor 2024./REL
antonio costa vjosa osmani kosove
Politike
14 Maj 2025, 17:17
N.F
Bledi Çomo
POGRADEC- Procesi i numërimit të votave preferenciale ka përfunduar në bashkinë e Pogradecit. Fitues ësht&e...
Politike
14 Maj 2025, 17:13
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Drejtuesi i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar lidhur me rezultatin "e pjesshëm" t&...
Politike
14 Maj 2025, 17:06
r.ll
alimehmeti, tabaku
TIRANË- Numërimi i votave për kandidatët për deputet vijon në të gjitha qarqet e vendit.
Në qar...
Politike
14 Maj 2025, 16:58
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur mbrëmjen e sotme në seli të gjithë drejtues...
Politike
14 Maj 2025, 16:38
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) që ...
Politike
14 Maj 2025, 16:17
r.ll
ilir alimehmeti
TIRANË -Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka folur sot lidhur me zhvillimin e pr...
Politike
14 Maj 2025, 16:04
r.ll
edi rama, marta kos
TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos ka uruar kryeministrin Edi Rama për rezultatin e zgj...
Politike
14 Maj 2025, 15:50
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani i ka dhënë tenderin 7 miliardë lekë firm...
Politike
14 Maj 2025, 15:25
N.F
Rama
TIRANË- Socialistët dhe Edi Rama siguruan shumicën absolute në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Nuk është vet...
Politike
14 Maj 2025, 15:29
r.ll
olta xhacka
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme dhe ...