Politike

Mori vetëm 1 vend në Kuvend, reagon Adriatik Lapaj: Është mandati që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar... si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten

Nuk dihet ende nëse mandatin e deputetit do ta marrë vetë Lapaj apo Endri Shabani. 

14 Maj 2025, 17:13 Nga r.ll
Mori vetëm 1 vend në Kuvend, reagon Adriatik Lapaj: Është
adriatik lapaj

TIRANË- Drejtuesi i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar lidhur me rezultatin "e pjesshëm" të zgjedhjeve të 11 majit.

Teksa deri më tani ka përfunduar numërimi i votave për partitë dhë vijon numërimi i votave të diaspor, koalicioni i Lapajt ka siguruar vetëm një vend në Kuvend. Nuk dihet ende nëse mandatin e deputetit do ta marrë ai apo Endri Shabani. 

Në reagimin e tij në Facebook, Lapaj shprehet se ky mandat është më i votuari i historisë së tranzicionit shqiptar që sipas tij "nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar".

REAGIMI I PLOTË: 

Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten.

Pas përfundimit të votave për partitë, koalicioni i Lapajt "Nisma Shqipëria Bëhet" ka siguruar vetëm 49396, shifër kjo larg parashikimeve të tij. Ndërkohë sipas rezultateve të deritanishme, "Nisma Shqipëria Bëhet" është forcë e tretë me 8.42% të votave (8138). 

adriatik lapaj zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll