Politike

Kush do të marrë mandatin e deputetit nga PD në Tiranë? Garë e fortë mes Tabakut dhe Alimehmetit, ja si ndahen votat mes tyre deri tani

Në qarkun e Tiranës, ku Partia Demokratike ka siguruar vetëm 13 mandate, gara është e fortë mes dy kandidatëve nga lista e hapur.

14 Maj 2025, 17:06 Nga r.ll
Kush do të marrë mandatin e deputetit nga PD në Tiranë?
alimehmeti, tabaku

TIRANË- Numërimi i votave për kandidatët për deputet vijon në të gjitha qarqet e vendit.

Në qarkun e Tiranës, ku Partia Demokratike ka siguruar vetëm 13 mandate, gara është e fortë mes dy kandidatëve nga lista e hapur. Mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, vetëm një prej tyre do të arrijë të futet në Kuvend. 

466 kuti janë numëruar deri më tani, ku Tabaku është e para e demokratëve në listën e Tiranës me 6428 vota. Ilir Alimehmeti ndjek i dyti me 6357 vota. Një diferencë e vogël vetëm prej 67 votash.

jorida tabaku ilir alimehmeti

Sondazh

Poll