Politike

Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 maji në Tiranë

Samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC) që do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025 është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që do të mbledhë 47 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa, përfshirë vendet anëtare të BE-së dhe ato jashtë saj, si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Turqia.

14 Maj 2025, 16:38 Nga N.F
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e Komunitetit Politik
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) që do të mbahet të premten në Tiranë. Pjesëmarrjen e Osmanit në këtë samit e ka konfirmuar nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Sikurse në samitet paraprake, Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin e radhës së EPC-së, që mbahet të premten në Tiranë”, ka thënë Kupina.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC) që do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025 është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që do të mbledhë 47 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa, përfshirë vendet anëtare të BE-së dhe ato jashtë saj, si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Turqia. Ky është samiti i gjashtë i EPC-së dhe për herë të parë mbahet në Ballkanin Perëndimor.

Komuniteti Politik Evropian është një platformë e krijuar për të forcuar dialogun politik dhe bashkëpunimin mes vendeve evropiane në çështje të përbashkëta si siguria, stabiliteti dhe prosperiteti. EPC-ja nuk është një strukturë e BE-së dhe nuk zëvendëson organizata ekzistuese, por synon të krijojë një hapësirë fleksibile për koordinim politik ndërmjet vendeve anëtare dhe jo-anëtare të BE-së.

 

osmani

Sondazh

Poll