Aktualitet

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat, arrestohen në Tiranë 2 autorët me precedentë të mëparshëm penalë

Policia bën me dije se autorët janë vëllezër dhe me precedentë të mëparshëm penalë në për vjedhje.

14 Maj 2025, 15:12 Nga N.F
Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat,
Arrestimi

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë nga policia. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi autorët vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat. Policia bën me dije se autorët janë vëllezër dhe me precedentë të mëparshëm penalë në për vjedhje.

Të arrestuarit janë 33-vjeçari me inicialet A.N. dhe 34-vjeçari me inicialet K.I. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji, në një pallat, identifikohen dhe kapen 2 autorët. Vëllezërit e arrestuar, me precedentë të theksuar për vjedhje.

Gjendet në afërsi të banesës së këtyre shtetasve, dhe sekuestrohet motomjeti i vjedhur. Si rezultat i administrimit të shpejtë të denoncimeve të shtetasve N. Ç. dhe A. P., se te pallati që administron ky i fundit, në rrugën “Besa”, ishin vjedhur 1 motomjet dhe disa matësa uji, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët.

Konkretisht, u arrestuan vëllezërit, shtetasit A. N., 33 vjeç dhe K. I., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll