Aktualitet

Pezullohet numërimi pas tensioneve në KZAZ-në nr. 31/ Përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve, ndërhyn policia për t'i larguar

Kryetari prentendonte se vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin

14 Maj 2025, 14:54 Nga M.L
Pezullohet numërimi pas tensioneve në KZAZ-në nr. 31/
Foto ilustruese

TIRANË- Tensione të shumta ka pasur në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”. Mësohet se policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të kryetarit të kësaj KZAZ-je. Kryetari prentendonte se vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin.

Sakaq vëzhguesit kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën e numërimit duke pretenduar se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për kandidatin.

Ata pretendojnë gjithashtu se fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, çka përbën shkelje të procedurës. Ndërkohë është pezulluar edhe procesi i numërimit për të verifikuar këto pretendime.

kzaz 1 maji

Sondazh

Poll