Politike

Ilir Meta mbeti pa mandat/ Berisha: Rama e mbajti në burg për të fituar, terror politik

Pas publikimit të rezultateve ku Ilir Meta mbeti pa asnjë mandat, Berisha theksoi se atij po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë. 

14 Maj 2025, 14:52 Nga I.A
Ilir Meta mbeti pa mandat/ Berisha: Rama e mbajti në burg për të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare akuzoi Kryeministrin edi Rama se ai e mbajti Ilir Metën në burg për të fituar, terror politik. 

Pas publikimit të rezultateve ku Ilir Meta mbeti pa asnjë mandat, Berisha theksoi se atij po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë. 

"Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik," tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet e 11 majit ilir meta

Sondazh

Poll