" E vërteta është si diamanti"/ Berisha: Kemi shumë fakte që do i denoncojmë tek ndërkombëtarët
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë me gazetarët, mesditën e sotme në s...
Kryedemokrati theksoi se beteja për të mbrojtur votën e lirë është nisur dhe do përfundojë me sukses.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp theksoi se betejën për denoncimin e farsës zgjedhore e kanë nisur që para zgjedhjeve me rezolutën e PPE në Valencia. Kryedemokrati theksoi se beteja për të mbrojtur votën e lirë është nisur dhe do përfundojë me sukses. Ndër të tjera ai theksoi se rezoluta e Partisë Popullore Europiane në Valencia, shkruan se Edi Rama po blen vota me lek dhe drogë.
"Ajo betejë ka nisur që para zgjedhjeve dhe ka nisur dhe me sukses. Po të kemi parasysh që rezoluta e Partisë Popullore Europiane në Valencia, shkruan se Edi Rama po blen vota me lek, po blen vota me drogë, me kanabis, me prokurorime, me punësime. Këto janë të gjitha para ditës së votimit. Takimin që kemi patur, një seri takimesh që kemi patur me ambasadorin Zannieri dhe përfaqësuesit e tij, takimin e fundit që patëm me të gjithë delegacionet, u quajt një aleancë e delegacioneve që u krijua, dhe ato siç e shifni ju, zgjedhjet janë rrëzuar. Zgjedhjet kanë mbetur vetëm skeleti. Ua thashë edhe njëherë, ndërgjegjien e njeriut të lirë nuk mundet kurrë të mposhtet me mashtrime. Një njeri i lirë, ka respekt për votën e lirë. E kemi nisur këtë betejë dhe do e bëjmë ketë betejë dhe me sukses. Mbajeni mend. Është e vërteta ajo që na garanton suksesin," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë me gazetarët, mesditën e sotme në s...
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se do dërgohen dokumente të pakundërshtueshme për vjed...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp theksoi se raportet paraprake i kan&eu...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat duke folur mbi rezu...
Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur urimit për mandatin e katërt të fituar nga preside...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë se vendi është i bekua...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u ka kujtuar grupeve të Numërimit të Votav...
Foto ilustruese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar deri tani 5213 qendra votimi, ose 99.8% të totalit për votimet që u re...
ursula Von der Leyen dhe edi rama TIRANË- Kreyministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentes së Komisionit Europian Ursula...