Politike

" E vërteta është si diamanti"/ Berisha: Kemi shumë fakte që do i denoncojmë tek ndërkombëtarët

Më tej Berisha tha se PD ka fakte të bollshme për t’i dërguar nga kancelaritë e Europës, si dhe në Senatin dhe Kongresin e SHBA-së.

14 Maj 2025, 14:43 Nga E. D
" E vërteta është si diamanti"/ Berisha: Kemi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë me gazetarët, mesditën e sotme në selinë blu. Berisha u theksoi edhe një herë se zgjedhjet e 11 majit, janë të grabitura nga Edi Rama. Më tej Berisha tha se PD ka fakte të bollshme për t’i dërguar nga kancelaritë e Europës, si dhe në Senatin dhe Kongresin e SHBA-së.

"Ndodhi edhe në 2001 kjo. Miq, në qoftë se ka dy gjëra që ngjasin njëra eterike, tjetra materiale njëri me tjetrin është e vërteta dhe diamanti, për nga forca e tyre. Sado të përpiqen ta nxijnë diamantin, diamanti mbetet diamant, pastrohet dhe shndërrit. E vërteta është eterike, por është njëlloj me diamantin. Ndaj dhe këtë situatë, nuk them se është situatë e pëlqyer, e lumtur.

Por ama kur ne kemi shkuar në 2001, kemi dëshmuar me fakte që sot i kemi aq të panumërta, sa kemi vështirësi të zgjedhim, çfarë të paraqesim përpara, atëherë nuk mundet kush. Mos harroni, ne kemi kaluar periudha dhe kemi fituar, dhe do fitojmë. Unë u them demokratëve se nuk ka mision më të shenjtë se sa ti dalim zot të drejtës themelore të shenjtë të qytetarëve shqiptarëve për të votuar të lirë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll