Politike

Berisha: Faktet dhe dokumentet e farsës elektroale do i çojmë në kancelaritë Europiane dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA

Duke folur në konferencë për shtyp Kryedemokrati vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR arritën në një vlerësim paraprak dhe në tërësi real. Ndër të tjera ai tha se narkoregjimi i Tiranës nuk mundet kurrë të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu. 

14 Maj 2025, 14:39 Nga I.A
Berisha: Faktet dhe dokumentet e farsës elektroale do i çojmë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se do dërgohen dokumente të pakundërshtueshme për vjedhjen e këtyre zgjedhjeve në kancelaritë e Europës dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA-së. Duke folur në konferencë për shtyp Kryedemokrati vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR arritën në një vlerësim paraprak dhe në tërësi real. Ndër të tjera ai tha se narkoregjimi i Tiranës nuk mundet kurrë të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu. 

"Më shumë se kurrë kemi fakte dhe dokumente, më shumë se kurrë. Por fakti është se vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR për çka unë përgëzoj misionin e ambasadorit Zannieri, i cili në kushte jo të lehta, arriti në një vlerësim paraprak, në tërësi do të thosha, real. Por natyrisht me ODIHR dhe OSBE, sikundër me të gjitha kancelaritë europiane, me senatin, kongresin dhe administratën e SHBA, ne në mbrojtje të votës së qytetarëve shqiptarë, do të kemi paraqitje dhe shkëmbime intensive mendimesh, dokumentesh dhe faktesh të pakundërshtueshme. Narkoregjimi i Tiranës nuk mundet kurrë të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu," tha Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll