Aktualitet

Ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij dhe tentoi t'i djegë automjetin/ Arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Mësohet se autori me inicialet E.B iu gjet edhe një thikë gjatë kontrollit fizik. 

14 Maj 2025, 14:13 Nga M.L
Ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij dhe tentoi t'i djegë
Foto ilustruese

DURRËS- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit për shakak se dyshohet se ka ushtruar dhunë mbi vëllain e tij dhe ka tentuar t'i djegë edhe automjetin. Mësohet se autori me inicialet E.B iu gjet edhe një thikë gjatë kontrollit fizik. 

Njoftim i Policisë:

DVP Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe ka tentuar t’i djegë automjetin. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet një mjet prerës (thikë);

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll