Aktualitet

"Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen"/ Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: 5%, aq duhet! Të gjithë aleatët po shpenzojnë më shumë se disa vite më parë

Me anë të një postimi, thekson domosdoshmërinë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen kombëtare, në mënyrë që Aleanca të jetë e përgatitur për të parandaluar dhe përballuar çdo kërcënim të mundshëm.

14 Maj 2025, 14:02 Nga M.L
"Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për
Foto ilustruese

TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të fortë në rrjetet sociale. Me anë të një postimi, thekson domosdoshmërinë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen kombëtare, në mënyrë që Aleanca të jetë e përgatitur për të parandaluar dhe përballuar çdo kërcënim të mundshëm.

Në postimin e publikuar, Ambasada Amerikane shkruan: 5 për qind, kaq duhet të shpenzojnë Aleatët e NATO-s që NATO të mund të parandalojë dhe mbrojë kundër çdo kërcënimi. Lajmi i mirë është se të gjithë në #NATO, me disa përjashtime, po shpenzojnë më shumë për mbrojtjen sot sesa tre, katër apo pesë vjet më parë. Kjo prirje duhet të vazhdojë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

ambasada e shba ne tirane

Sondazh

Poll