Politike

"Faleminderit me gjithë zemër..."/ E uroi për fitoren, Rama i përgjigjet Orbanit: Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku

Në mesazhin e tij Rama shprehet se mezi pret të vazhdojë punën kryeministrit hungarez. 

14 Maj 2025, 11:54 Nga E. D
"Faleminderit me gjithë zemër..."/ E uroi për fitoren,
Edi Rama dhe Viktor Orban

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryeministrit hungarez Viktor Orban, pasi ai e uroi për fitoren në zgjedhje. Në mesazhin e tij Rama shprehet se mezi pret të vazhdojë punën kryeministrit hungarez. 

“Faleminderit me gjithë zemër, i dashur Viktor. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku në interesin më të mirë të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE — një kauzë që ti e ke mbështetur prej kohësh.

Dhe po, mezi pres të të mirëpres në Tiranë për Samitin e EPC-së, pas atij takimi fantastik që ndamë në Budapest vetëm gjashtë muaj më parë — ku ti vendose një standard shumë të lartë, miku im”, shkruan Rama.

viktor orban edi rama

Sondazh

Poll