Politike

Von der Leyen uron Ramën për fitoren: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë

Von der Leyen shton se Shqipëria e meriton të jetë në BE.

14 Maj 2025, 11:19 Nga M.B
Von der Leyen uron Ramën për fitoren: Nën udhëheqjen
Edi Rama dhe Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyn ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Në një mesazh të shpërndarë në platformën 'X' ajo shkruan se nën udhëheqjen e Ramës, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit Evropian. Von der Leyen shton se Shqipëria e meriton të jetë në BE.

"Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së. Shqipëria e meriton të jetë në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë", shkruan ajo.

edi rama

Sondazh

Poll