Politike

"Koha do ta provojë edhe faktin!" Babai iu la në masën "arrest shtëpie" për blerje votash, kandidatja për deputet: Nuk jemi përfshirë kurrë në gjëra të tilla

Arrestimi i babait të saj u bë në kuadër të një operacioni të zgjeruar për parregullsi zgjedhore në disa qarqe të vendit.

14 Maj 2025, 11:02 Nga M.B
"Koha do ta provojë edhe faktin!" Babai iu la në masën
Limonera Bozha

TIRANA- Kandidatja për deputet e Partisë Socialdemokrate Limonera Bozha ka reaguar pasi babai i saj, Pandeli Bozha, u la nga GJKKO nën masën "arrest shtëpie" si i akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 11 majit në Fier.

“Nuk jemi përfshirë kurrë në gjëra të tilla. Koha do ta provojë edhe faktin”, ka thënë ajo.

Arrestimi i babait të saj u bë në kuadër të një operacioni të zgjeruar për parregullsi zgjedhore në disa qarqe të vendit. SPAK dhe autoritetet hetimore po vijojnë punën për të verifikuar të gjitha pistat e mundshme dhe për të dokumentuar rolin e personave të përfshirë.

limonera bozha

Sondazh

Poll